Nga Rajoni
19 September 2026
​Avokati Koci kërkon nga mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së sqarim se çka ndodhi në Hagë?

Avokati Arianit Koci kërkon nga avokatët e drejtuesve të UÇK-së të dalin publikisht dhe të tregojnë se çka ka ndodhur gjatë procesit në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Si erdhi deri te këto dënime. Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?

Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret.

Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit.

Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro për të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga Haga (vetëm për këta katër mbështetja e përgjithshme ka qenë rreth 28.5), prej buxhetit të Kosovës”, shkroi në Facebook, avokati Koci.

 



Të ndryshme
Më shumë
Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël19 October 2021
Mohohet shtyrja e zgjedhjeve ose regjistrimit në Maqedoni28 June 2021
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës24 June 2021