Nga Rajoni
20 September 2026
Pas 27 vitesh pritjeje, identifikohen eshtrat e Salih Mëziut-Djali i tij emocionon me reagimin

Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe të tre veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare.

Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje e ankthi, janë identifikuar edhe eshtrat e Salih Mëziut, njërit prej 10 pjesëtarëve të familjes Mëziu nga Marina e Skenderajt, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Tomor Mëziu, përmes një postimi, ku ka shprehur dhimbjen dhe përjetimet e familjes përgjatë më shumë se dy dekadave mes shpresës dhe ankthit për fatin e babait të tij.

“Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë të ditur se familja vazhdon të presë identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, me shpresën që pas kaq vitesh të mund t’u japë atyre lamtumirën e fundit.

Nga e njejta varrezë masive janë identifikuar edhe mbetjet mortore të Adem Beqirit dhe Idriz Rrecajt.



Të ndryshme
Më shumë
Ziadin Sela: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim19 October 2025
Trump krenohet: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime14 September 2026
U gjet trupi i pajetë i 16-vjeçarit në liqenin e Prespës 4 August 2020