Nga Vendi
5 August 2020
Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19, shërohen 113 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 1507 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 88 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

-Shkup 23
-Kumanovë 8
-Dibër 2
-Shtip 10
-Prilep 3
-Tetovë 2
-Strugë 11
-Veles 2
-Manastir 3
-Ohër 8
-Kavadar 1
-Gostivar 4
-Strumicë 1
-Makedonski Brod 4
-Vinicë 2
-Shën Nikollë 2
-Kërçovë 2

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 113 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi-2, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3557. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 108.384 testime.



Të ndryshme
Më shumë
Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas me mbi 20 gola dhe mbi 20 asiste në një sezon!11 July 2020
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
Partitë e vogla shqiptare përsëri nuk e dëgjuan thirrjen e Ali Ahmetit të bashkohen 8 July 2020