Nga Bota
20 September 2026
Italia planifikon kufizimin e nxënësve të huaj dhe ndalimin e burkës dhe hixhabit në shkolla

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë të ditur se vendi i saj po përgatit një masë që do të vendoste një kufi ligjor për numrin e nxënësve të huaj në shkolla dhe do të ndalonte mbajtjen e burkës dhe hixhabit në to.

“Fëmijët italianë nuk mund të ndihen si pakicë në klasë”, tha Meloni në Fenix, një festival kombëtar rinor i organizuar nga grupi rinor i partisë së saj Vëllezërit e Italisë (FdI).

“Është e paimagjinueshme që në një klasë italiane, fëmijët italianë të ndihen të mënjanuar sepse janë bërë pakicë. Kjo nuk mund të lejohet”, theksoi ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Meloni theksoi më tej se qeveria e saj do të ndalojë burkën dhe hixhabin në shkolla.

Meloni bëri të ditur se prindërve të nxënësve të huaj që kanë vështirësi për t’u integruar në sistemin shkollor do t’u kërkohet gjithashtu të mësojnë gjuhën italiane.

Sipas Melonit, masa pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Ministrave. /AA/



Të ndryshme
Më shumë
Kurti thirrje Serbisë: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme22 September 2021
Korrupsioni mbyt investimet në Maqedoni 9 July 2021
Vala e emigrantëve në Ceuta rikthen tensionet mes Spanjës dhe Marokut31 July 2026