Nga Rajoni
21 September 2026
Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heshtjen ndaj vendimit të Speciales për dënimin e krerëve të UÇK-së.

Ajo ka bërë me dije se kanë kaluar gati një javë nga dënimi i padrejtë i krerëve të UCK-së nga Gjykata Speciale dhe Qeveria ende nuk ka bërë asnjë veprim konkret.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale.

“Sot është dita e pestë që nga një vendim që ka tronditur të gjithë vendin dhe jo vetëm, një vendim që ka prekur thellë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë dhe na ka kthyer disa vite prapa. Megjithatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje institucionale. Ende nuk ka një veprim konkret. Çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale. Mbi të gjitha, është çështje shtetërore dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kërkoj edhe njëherë nga partitë politike, të dëshmojnë përgjegjësinë që e kanë. Dhe mos ta lënë vetë popullin e saj pa një përgjigjje!”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Vdekshmëria e pacientëve është shumë më e madhe te qytetet ku ka përqindje të vogël të të vaksinuarve 3 September 2021
Zgjedhjet lokale 2025/ Ja sa kryetar u zgjodhën në raundin e parë dhe sa shkojnë në balotazh20 October 2025
“Kishin ADN-në e gjarprit”, babai vret dy fëmijët sepse mendonte se do bëheshin përbindësha13 August 2021