ShowBiz
21 September 2026
Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shprehur solidaritet me familjen e tij dhe duke kritikuar atë që e konsideron si qasje të pabarabartë në procesin e drejtësisë në Hagë.

Qereti ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së Krasniqit dhe ka vënë theksin te ndikimi që proceset gjyqësore kanë te familjet e të akuzuarve, shkruan Indeksonline.

“Pas çdo vendimi gjyqësor janë njerëz –gra, fëmijë dhe familje që përballen me vite ndarjeje, ankthi dhe pasigurie. Dhimbja nuk mund të injorohet”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, sipas saj, nuk duhet të nënkuptojë heshtje kur ekzistojnë shqetësime për trajtimin e barabartë të rasteve.

“Kjo nuk është një sulm personal ndaj ndonjë gjyqtari; është një kërkesë për drejtësi, ekuilibër dhe përgjegjësi të barabartë”, ka shkruar Qereti.

Në fund të postimit, ajo ka deklaruar se beteja ligjore nuk përfundon derisa të shterohen të gjitha mundësitë ligjore, duke përdorur edhe hashtagët #ShameOnTheHague, #JusticeForKosovo, #Kosovo dhe #UCK.

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Të ndryshme
Më shumë
Kosova miraton fonde për ujin në Leposaviq, tekstet shqipe në Luginë dhe inovacionin17 July 2026
Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave 2 September 2020
Në Vatikan, Osmani vlerësohet me Çmimin “Bonifacio VIII” për kontributin në paqe14 December 2025