ShowBiz
22 September 2026
Xhuli Nura në ditën e 19-të të qëndrimit në spital, tregon si janë binjakët

Xhuli Nura ka hyrë në ditën e 19-të të qëndrimit në spital në Zvicër, ndërsa po vazhdon të monitorohet gjatë shtatzënisë me binjakë.

Nga shtrati i spitalit, Juliana ka komunikuar sërish me ndjekësit dhe ka treguar se gjendja e foshnjave tashmë është më stabile.

“Dita e 19-të në Zurich. Është dita e 19-të në spital. Hajde more Zot, po më gëzon Zoti këto 2-3 ditë. Tash bebat janë mirë. Kurdo që duan me dalë, munden me dalë. Rrahjet janë mirë”, është shprehur ajo.

Sipas asaj që ka treguar Xhuli, ditët e fundit kanë sjellë përmirësim të gjendjes së binjakëve, ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht qëndrimit të gjatë në spital, Juliana vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit zhvillime nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe çështje që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe diasporën. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Ademi: Provimi i jurisprudencës mbetet në maqedonisht, nuk kemi kohë për lojëra politike prandaj kërkojmë angazhim të të gjithë përfaqësuesve shqiptarë20 October 2026
Edhe Shyhrete Behluli me familjen e saj mori pjesë në Marshin për Liri12 September 2026
Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës28 September 2026