Nga Vendi
5 August 2020
Qeveria e re, negociata larg syve të publikut

 

Në rast se nuk formon shumicë në bazë të parimeve partiake, VMRO-DPMNE-ja do të mbetet në opozitë. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se nuk do të pranojë me çdo kusht formimin e shumicës, duke mos komentuar drejtpërdrejtë nëse ai dhe subjekti i tij janë të gatshëm të japin pozitën e kryeministrit të cilën e kërkon BDI. Mickoski nuk komentoi as versionin e pozitës së kryeministrit me rotacion.

“Do të tentoj të sigurojë shumicë parlamentare me 61 deputet dhe në bazë të mbështetjes do t’i zbatojmë politikat qeveritare. Nëse nuk arrimë do të mbetemi në opozitë dhe do të luftojmë politikat e gabuara. Por them se në bazë të parimeve partiake dhe programit zgjedhorë me të cilin funksionin subjekti do të tentojmë formimin e shumicës”– deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar takime me të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Takimet tutje do të zhvillohen mes përfaqësuesve partiak.

LSDM
“Zaev ka zhvilluar takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe me kreun e Alternativës, Afrim Gashi. Vazhdojnë konsultimet në formatet e tjera.”.

Zaev ditë më parë deklaroi se do të zhvillojë takime dhe se në 10 ditët e ardhshme brenda afatit kushtetues pret sigurimin e shumicës parlamentare. I pyetur për kushtëzimet nga BDI, Zaev deklaroi se shumicën mund ta formojë edhe me BDI-në por edhe me koalicionin ASH&AAA, duke shtuar se me 15 deputet nuk mund të kërkohet pozita e kryeministrit.

Adrian Kerimi

 



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE: Së shpejti detajet e koalicionit me ASh-AAA-në20 August 2021
Osmani: BDI shënon fitore në disa komuna15 July 2020
Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi 8 October 2021