Nga Vendi
22 September 2026
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, sekuestrohen mbi 100.000 euro

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal ndaj tetë personave dhe janë sekuestruar mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe sende të tjera.


"Më 21.09.2026, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore - Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, realizuan një aksion policor për shpërbërjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe vepra penale korruptive.

Në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, me çka janë arrestuar liria gjashtë persona, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100.000 euro, 16 pllaka (me ngjyrë ari), cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe e barnave dhe suplementeve, të cilat ishin futur ilegalisht në shtet, disa telefona celularë dhe sende të tjera.

Janë dorëzuar kallëzim penal pranë PTHP NKOK kundër tetë personave: M.S. (52) nga Tetova, Z.S. (42) nga Gjevgjelia, A.S. (38) nga Shkupi, B.L. (46) nga Tetova, E.A. (55) nga Shkupi, D.Xh. (46) nga Tetova, B.A.K. (34) dhes S.S. (42), të dy nga R. e Turqisë, të cilët dyshohen për disa vepra penale, mes të cilave „kontrabandë“, „fshehje e mallrave që janë lëndë e kontrabandës“, „shmangie nga pagimi i akcizës“, „marrje e ryshfetit“, „dhënie e ryshfetit“, „prodhim dhe lëshim në qarkullim i mjeteve të dëmshme për mjekim“ dhe „larje parash dhe pasurie tjetër e fituar me vepër penale“.

Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, i denoncuari i parë M.S. ka organizuar futjen ilegale dhe magazinimin e mallrave me akcizë – cigare dhe duhan, si dhe rishitjen e tyre të mëtutjeshme. Në kuadër të aktiviteteve kriminale, përmes dhënies së ryshfetit zyrtarit doganor Z.S., anëtarëve të grupit u është mundësuar kalimi i papenguar i mallrave me akcizë përmes vijës doganore pa i paraqitur dhe pa i paguar detyrimet ligjore, si dhe futja ilegale e barnave dhe suplementeve, të destinuara për shitje.

Me një pjesë të veprimeve të përcaktuara është shkaktuar dëm material në buxhetin e shtetit, përkatësisht janë shmangur detyrimet doganore, akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në një vlerë të konsiderueshme, ndërsa me lëshimin në qarkullim pa miratim, udhëzim dhe recetë, një pjesë e produkteve kanë shkaktuar rrezik për shëndetin e njerëzve", thuhet në njoftimin e MPB-së.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT, një tjetër mjek preket nga koronavirusi 3 July 2020
Debati për të drejtat e shqiptarëve në RMV, rikthehet në vëmendje thënia e Arbër Xhaferit12 March 2026
Nga Adelina e Leonora, te Tayna e Dafina – grindjet mes vajzave të estradës ndër vite22 July 2021