ShowBiz
22 September 2026
Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të pazakontë në Instagram, përmes të cilit ka ndarë disa fjalë shumë personale.

Në një Instagram Story, këngëtarja shkruan se dëshira e vetme për të cilën është lutur gjatë këtij viti ka qenë të gjejë paqe dhe qetësi, duke lënë të kuptohet se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të.

Ronela shprehet se ka qenë besnike, e përkushtuar dhe e sinqertë, ndërsa thotë se ka dhënë gjithçka nga vetja për të pasur një jetë të mirë.

“E vetmja gjë që dëshiroj dhe për të cilën jam lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë. Kam qenë besnike deri në palcë, e përkushtuar, kam dashur me gjithë shpirt, trup dhe mendje, kam qenë e ndershme dhe shpresëplotë, kam pritur me aq durim, kam punuar aq shumë edhe në ditët që mendoja se nuk do t’ia dilja, për të pasur një jetë të mirë, kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat, mendimet e tepërta dhe gjykimi i vetes...”, shkruan ajo.

“Të lutem Zot, më kthe lumturinë time. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”

Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyen që e ka shtyrë të ndajë këtë mesazh. Për këtë arsye, nuk është e qartë nëse fjalët e saj lidhen me jetën personale, atë profesionale apo me një periudhë më të vështirë emocionale në përgjithësi.

Postimi ka tërhequr vëmendjen pikërisht për rrëimin e ndjerë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ronela do të flasë më shumë për atë që po përjeton.



Të ndryshme
Më shumë
Lajçi vargje 18-vjeçares së vrarë: Nënë gjithçka më mësove por si të mbrohem nga një burrë s’më kallxove25 August 2021
Vëzhgimi i një gazetari gjatë pushimeve në Durrës! Si silleshin një familje nga Kosova që jeton në Gjermani, e si një nga Shqipëria që jeton në Greqi23 July 2021
Tubimet për Zvërnec, Buzhala: Projekti po keqinterpretohet dhe protestat janë nxitur nga mashtrime29 June 2026