Nga Rajoni
23 September 2026
Ndryshimi i të dhënave për Hashim Thaçin në Wikipedia, përhapen informacione të pavërteta

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në shkallën e parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, në internet janë ndryshuar të dhënat për Hashim Thaçin në Wikipedia.

Eksperti i kibernetikës, Blerton Abazi, ka thënë se mund të ketë individë që kanë shtyrë këto ndryshime, ndërsa ka paralajmëruar për përhapjen e informacioneve të pavërteta.

Në emisionin RADAR, Abazi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që pas ndryshimeve të qëndrojnë individë të caktuar.

“Fatkeqësia është se informacionet e pavërteta po shpërndahen shumë më shpejt sesa koha që kemi për ta korrigjuar atë informacion”, ka deklaruar Abazi.

Ai ka sqaruar se ndryshimet në Wikipedia mund të raportohen dhe t'u dërgohen administratorëve të platformës, në mënyrë që informacionet të korrigjohen.

Sipas tij, raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe mund të përsëriten, ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me informacionet që marrin dhe shpërndajnë në internet.

“Duhet të kemi kujdes që të marrim informacione të sakta dhe të dimë cilat janë informacionet e manipuluara. Në këtë rast kemi informacion të manipuluar”, ka thënë eksperti i kibernetikës.

Abazi ka bërë thirrje që ndryshimi i të dhënave të shpërndahet sa më shumë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një proces të papërfunduar dhe se informacioni duhet të verifikohet përpara se të konsiderohet i saktë.



Të ndryshme
Më shumë
Trump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë24 September 2026
Nga Kosova e vitit 1999 te “Fadil Vokrri”: Historia që i afroi dy vendet dhe mikpritja për tifozët irlandezë që u bë temë në mediat e këtij vendi25 September 2026
Konjufca: Betohem në vajzat e mia se vetëm deputetët e opozitës i kanë 150 familjarë të afërt në institucione 3 August 2021