Nga Rajoni
23 September 2026
Duncan: Vendimi i Hagës ka nxitur protesta në Prishtinë dhe thirrje për bashkim me Shqipërinë

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë.

Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti në Bruksel, publikohen detaje të reja para takimit me Vuçiqin19 July 2021
Pendarovski deri të enjte duhet të deklarohet rreth Ligjit për regjistrimin e popullsisë24 January 2021
Ahmeti për qeverinë e re: Këto janë vijat e kuqe17 July 2020