Nga Vendi
24 September 2026
Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas’in në New York: Bosnja e ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq ngriti çështjen e varrimit të kriminelit serb, Kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq me nderime shtetërore në Serbi.

“Ministri i Punëve të Jashtme @dinokonakovic iu bashkua partnerëve të Ballkanit Perëndimor për një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian @kajakallas”, thuhet në një njoftim të MPJ-së boshnjake në X.

“Stabiliteti rajonal ishte në qendër të diskutimit. Ministri Konakoviq ngriti shqetësimet e shprehura në letrën e tij të fundit dhe në adresimin e posaçëm pas nderimeve të sponsorizuara nga shteti që iu bënë në Serbi Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ministri i Punëve të Jashtme Konakoviq theksoi se glorifikimi institucional i kriminelëve të luftës të dënuar nuk mund të shpërfillet në kontekstin e rrugëtimit të një vendi kandidat drejt BE-së. Kjo ngre pyetje serioze lidhur me vlerat që Europa është e gatshme të mbrojë dhe standardet që ajo pret që vendet kandidate t’i respektojnë. Një proces i besueshëm i zgjerimit kërkon standarde të qarta dhe një përgjigje të qartë kur ato standarde sfidohen haptazi”, thuhet në njoftim.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi me regjim të posaçëm trafiku për shkak të vizitës së presidentes së Indisë20 July 2026
Ahmeti uron besimtarët myslimanë: "Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin"27 May 2026
Tejkaluan autorizimet duke ushtruar dhunë, padi penale për 6 policë nga Shkupi 6 August 2020