Nga Vendi
5 August 2020
VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar

Larg syve të opinionit publik , të dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO po bëjnë përpjekje për të siguruar numrat për formimin e Qeverisë së re .Pas zgjedhjeve të 15 Korrikut fituese doli LSDM por rezultati është shumë i ngushtë me kundërshtarin e tyre politik që u jep mundësi thuajse të barabarta për të formuar qeverinë . BDI mbetet partia kryesore në këtë mes.

Një informacion i rëndësishëm vjen rreth kryeministrit shqiptar ,kërkesë maksimaliste e BDI-së në zgjedhjet e 15 korrikut që për partinë shqiptare ishte edhe një fitore e rradhës në kampin shqiptar.

Burime të TetovaSot bëjnë të ditur se partia maqedonase VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit i ka thënë PO kryeministrit shqiptar.Informacionet flasin se në një marrëveshje të tillë VMRO është pajtuar me partinë e Ahmetit që dy vite ti jepet kryeministri BDI-së dhe dy VMRO-DPMNE-së.

 

BDI dhe VMRO-DPMNE kanë bashkërisht 59 deputetë ndërsa i duhen edhe dy të tjerë për të formuar Qeverinë e ardhshme ndërsa në këtë mes hyn partia maqedonase “Levica” që ka dy deputetë.TetovaSot



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19,3675 raste aktive në Maqedoninë e Veriut 3 August 2020
Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për shkeljet eventuale të të drejtës së votimit31 October 2025
Pamje: Ronaldo hap hotel të vetin luksoz edhe në Nju Jork, kaq kushton nata 8 July 2021