Nga Rajoni
24 September 2026
Djali i Rexhep Selimit dhe i Jakup Krasniqit bëhen bashkë në protestë kundër vendimit të Speciales

Protestat e shumta po vazhdojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Qytetarë të shumtë po mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit me gjithsej 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Në Klinë, sot janë parë së bashku djali i Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit, në mesin e qytetarëve të mbledhur në shenjë proteste ndaj vendimit të Hagës.

Ndërkohë, në Prishtinë protestat po zhvillohen çdo natë në orën 21:00, me moton “Jo në emrin tim”.

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të zhvillohen gjithsej 14 protesta në Kosovë dhe jashtë saj.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Korridori 8 nuk mund të zëvendësojë hekurudhat 1 July 2021
Mickoski: Rritja e PBB-së është tregues se ekonomia po shkon mirë, për vendin është arritje e madhe 6 December 2025
Vlora Hyseni nesër del para Gjykatës23 September 2026