Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kufizuar komentet në postimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka reaguar publikisht për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Gërvalla, e cila drejton Ministrinë e Drejtësisë, nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Ndërkohë, në postimet e ministres në rrjetet sociale, komentet janë të bllokuara, kështu që qytetarët nuk mund të komentojnë publikisht nën publikimet e saj.
Në një postim sot ajo ka kujtuar tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, por komentet janë të kufizuara.

Ajo ka kufizuar komentimet edhe në disa poste të muajit shtator.


