ShowBiz
25 September 2026
Pas njoftimit për pauzë, Tayna shfaqet nga pushimet e shtatorit

Pas një sezoni mjaft të ngjeshur e plot me koncerte gjatë gjithë verës, Tayna po shijon disa ditë të merituara pushimi.

Megjithëse nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë se ku po qëndron, artistja po ndan me ndjekësit e saj momente të shkëputura përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në imazhet e publikuara, ajo që bie menjëherë në sy janë linjat trupore dhe forma e shkëlqyer fizike që e karakterizojnë gjithmonë këngëtaren.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo e ka shoqëruar foton me pak humor: “Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”, duke bërë me shaka me ndjekësit edhe për arsyen se pse nuk ka shkruar përshkrime të gjata për secilën foto.

Kjo periudhë relaksi vjen menjëherë pas vendimit të saj për të bërë një shkëputje nga muzika.

Vetëm pak javë më parë, Tayna njoftoi se pas tetë vitesh aktive pa ndërprerje në skenë dhe në jetën e natës, ka vendosur të marrë pak kohë për veten.

Megjithatë, ajo i qetësoi adhuruesit e saj duke konfirmuar se kjo është thjesht një pauzë e përkohshme dhe se shumë shpejt do të rikthehet me atë që e cilësoi si një “kapitull të ri” në karrierë.



Të ndryshme
Më shumë
Emma Kok, zëri që preku botën pavarësisht sëmundjes së rrallë 6 August 2026
Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen? 7 October 2026
Ruskovska: Ka filluar shqyrtimi i dokumentacionit për spitalin në Tetovë17 September 2021