ShowBiz
25 September 2026
Dita e 10-të e protestës "Jo në emrin tim", sonte në shesh bashkohet edhe Violetë Kukaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në ditën e dhjetë të protestës, Kukaj do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet të performojë edhe disa nga këngët e saj.

Përveç Violetë Kukajt, para protestuesve do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentja Anisa Rukiqi dhe veteranja e luftës çlirimtare, Meli Bajrami.

Protesta “Jo në emrin tim” është duke u zhvilluar për të dhjetën natë radhazi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimet kanë vijuar çdo mbrëmje në sheshin e kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se synojnë të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe zhvillimeve që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë.

Protesta e sonte nis në orën 21:00, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë e madhe, me qytetarë dhe figura publike që vazhdojnë t’i bashkohen organizimit. 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 83% e rasteve të reja prej 6 gushtit nuk kanë qenë të vaksinuar27 August 2021
Plaku mashtron keq shoferët që vozisin shpejt: Del në rrugë me tharës flokësh si radar 3 September 2021
Pasi heshti për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Donika Gërvalla kufizon komentet në Facebook24 September 2026