Nga Rajoni
25 September 2026
Edi Rama në ndejën e shqiptarëve në New York: Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në një mbrëmje gala në New York, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidenti Joe Biden e tradhtuan atë me Gjykatën Speciale.

Rama u shpreh se i mungon Thaçi, i cili, siç thotë ai, ka qenë gjithmonë i ftuar në këto ngjarje.

“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptar… Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washingtoni i Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën”, ka thënë Rama në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh i bindur se SHBA-ja mund të kishte bërë më shumë.

“Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama, duke iu referuar Gjykatës Speciale.



Të ndryshme
Më shumë
“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, burri vret gruan dhe tenton të mbysë djalin 18-vjeçar21 June 2021
Gjermanja e mban në kuletë disa javë pa e ditur tiketën fituese të 32 milionë eurove29 July 2021
Bullgaria reagon ashpër ndaj retorikës nga Shkupi: Maqedonia po minon marrëdhëniet fqinjësore11 July 2025