Nga Vendi
25 September 2026
Një burrë nga Koçani pagoi 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve

Një burrë nga një fshat në Koçan pagoi 18.000 euro për të hequr magjinë e zezë nga shtëpia e tij, njoftojnë nga MPB.

"Më 24.09.2026 në orën 23:00 në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Koçanit, një burrë 66-vjeçar nga një fshat në Koçan raportoi se disa persona e kishin mashtruar për 18.000 euro.

Sipas raportit, personat erdhën në shtëpinë e tij dhe e mashtruan me fakte të rreme se në shtëpinë e tij kishte magji të zezë dhe për ta hequr atë, i kërkuan t'u jepte të gjitha paratë që kishte, dhe pasi u dha 18.000 euro, ata u larguan, pas së cilës ai e kuptoi se ishte mashtruar", njoftojnë nga DPB e Koçanit.

Po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga SPB Shtip.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene27 October 2021
Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait, anulon projektin muzikor26 September 2025
Shtrenjtohen derivatet e naftës, KRRE publikoi çmimet e reja29 June 2020