Nga Rajoni
26 September 2026
“Jo në emrin tim”, protesta sot në disa qytete evropiane nga diaspora shqiptare

Jehona e protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës.

Sot, protesta janë paralajmëruar në disa qytete të Gjermanisë dhe në Finlandë, ku diaspora shqiptare pritet të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Protesta do të mbahen në Ulmë, Frankfurt dhe Hamburg të Gjermanisë, si dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë.

Në Hamburg protesta nis në orën 16:00, në Frankfurt në 17:00, ndërsa në Ulmë në 17:30.

Organizatorët i kanë paraqitur këto tubime si kundërshtim ndaj aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, protesta do të vazhdojë edhe në Prishtinë. Sonte, nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protestat në Kosovë kanë nisur pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.



Të ndryshme
Më shumë
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor23 September 2026
Trump thotë se askush nuk e di se kush e drejton Iranin 7 October 2026