Nga Vendi
6 August 2020
Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër?

Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë.

Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike, njofton INA.

Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri i kryeministrit në Qeverinë e re.

Reflektimi i vazhdueshëm tek emri i tij ka të bëj me faktin se është një fëmijë i një çifti të përzier, babain maqedonas dhe nënën shqiptare. Që nga fëmijëria Elenovski ka kapur të dyja gjuhët dhe se ai sot flet rrjedhshëm dhe gjuhën shqipe.

Megjithëse, emri i tij ka ngelur vetëm spekulim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë personalisht i angazhuar për avancimin e tij, duke e mbështetur nominimin për t’u emëruar ambasador në Bruksel. Elenovski së fundi ishte po ashtu në mision diplomatik, në cilësinë e përfaqësuesit special të Qeverisë për integrim në NATO në Bruksel. Në maj të këtij viti ai u shkarkua nga kjo detyrë.

Elenovski është i lindur më 19 mars 1971, i diplomuar për ekonomi në Universitetin e Shkupit. Ai gjatë karrierës së tij të re dhe të pasur ka kryer edhe funksione të tjera duke qenë ministër i mbrojtjes në vitin 2006 në Qeverinë LSDM – BDI. Në vitin 2014 emri i tij u përmend si kandidat koncesual për president. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Haxhi këtë vit do të kryhet por vetëm nga muslimanët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe që janë me kombësi të ndryshme22 June 2020
Albin Kurti mesazh të fuqishëm shqiptarëve të Maqedonisë: Votoni numrin 5!12 July 2020
Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe me 14 ditë të tjera15 May 2020