Nga Vendi
6 August 2020
Kapen 17 emigrantë në Radovish

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 02:00 pas mesnatës në Radovish janë kapur 17 emigrantë.

Emigrantët janë kapur në rrugën “Aleksandar Makedonski” në afërsi të pompës së benzinës në Radovish.

Policia njofton se 13 emigrantë janë nga Pakistani kurse 4 janë nga Kashmiri.

Emigrantët janë dorëzuar në stacionin policorë për kontroll dhe mbikëqyrje kufitare “Novo Sellë”.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme ka shpallur gjendje krize për 30 ditë në pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit, si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Bexheti e quan kallëzimin penal presion politik, MPB e akuzon për përfitime të paligjshme18 April 2026
Jehona provokon në kostumin e maces, bën poza të nxehta 2 November 2021
Përgatitjet për zgjedhjet lokale, partitë po i bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë komunash25 August 2021