Nga Vendi
27 September 2026
Ali Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Sepciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Ahmeti, një prej themeluesve të UÇK-së i cili sot drejton partinë Bashkimi Demokratik për Integrim ndau në Facebook fotografi nga protesta e sotme në kryeqytetin maqedonas

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkroi ai.

Ahmeti tha se “ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska”.

“Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë”, shkroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Rama ia kthen Kurtit: Kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele29 July 2021
Rexhepi: Nga 50 vendotime në Tetovë jemi në epërsi prej 3 mijë votave31 October 2021
Selin Bollati tregon çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot e Big Brother VIP 15 September 2026