Nga Vendi
6 August 2020
Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja me Covid-19, shërohen 259 pacientë

Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara. Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Pesë pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, kurse 1 pacientë ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake. Tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 64, 22 dhe 83 vjeçe. Një viktimë është nga Kumanova (72 vjeçar), viktima tjetër është nga Struga (48 vjeçar), si dhe një viktimë nga Ohri (75 vjeçar).

Komfor statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.



Të ndryshme
Më shumë
Valbona Mhilli hedh në gjyq Shqipe Hysenaj? 5 May 2025
Shtrenjtohen derivatet e naftës, KRRE publikoi çmimet e reja29 June 2020
Gjendet shqiptarja nga Maqedonia që kishte humbur kontaktet me familjen10 August 2021