Nga Vendi
28 September 2026
Qeveria vendosi që ulja e TVSH-së për naftën të vazhdojë deri 12 tetor

Qeveria ka vendosur që masa për uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10% të jetë në fuqi deri më 12 tetor.
Në seancën e qeverisë, përpos këtij vendimi nuk janë miratuar masa tjera.

Sot Komisioni Rregullator për Energjetik do të duhet të publikojë çmimet e reja për dizelin dhe për benzinën.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare gjatë mëngjesit ishte sërish pranë nivelit prej 110 dollarësh për fuçi.

Kohën e fundit Komisioni Rregullator për Energjetik e shtrenjtoi për 5.5 denarë ndërsa benzinat u liruan për një denarë e gjysmë. 



Të ndryshme
Më shumë
Qyteti zviceran, në top 10 qytetet me ajrin më të pastër në Evropë20 August 2021
Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni24 July 2020
Rrebesh shiu në Ferizaj 8 October 2021