Nga Rajoni
28 September 2026
Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete ndaj Dhomave të Specializuara.

Haradinaj ka thënë se deklarata, e miratuar 13 ditë pas aktgjykimit, sipas tij do të kishte kuptim vetëm nëse Kuvendi gjatë kësaj jave miraton një ligj që synon ndryshimin e kuadrit ligjor për Dhomat e Specializuara.

“Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu atë që e cilësoi si “kalkulime politike”, duke përfshirë edhe takimet politike të zhvilluara së fundmi.

Haradinaj ka thënë se debati nuk duhet të fokusohet te masa e dënimeve, por te kundërshtimi i vetë procesit.

“Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit – ‘dënim i rëndë apo dënim i lehtë’, nuk përkon me kombin shqiptar”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinajt, qëndrimi i shprehur në protesta ka qenë i përmbledhur në thirrjen: “Jo në emrin tim!”. 



Të ndryshme
Më shumë
Pse gratë dhe vajzat e afgane i tremben regjimit taliban? 8 rregullat që s’duhen thyer sepse i pret vdekja17 August 2021
Një 24-vjeçar nga Shkupi gjendet pa jetë në shtëpinë e tij, trupi dërgohet për autopsi 5 July 2026
Osmani: Presim zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 202710 September 2026