Nga Rajoni
30 September 2026
Tirana shpalli “Qytetarë Nderi” ish-krerët e UÇK-së

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Sipas raportimit të A2 CNN, vendimi është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK.

Më 16 shtator Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe dënuan Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite.

Ky vendim ka sjellë një sërë reagimesh nga Tirana dhe ndërkombëtarët, ndërsa që prej 16 shtatorit kanë vijuar protestat në Prishtinë, raporton A2 CNN.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare. Ai bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike.



Të ndryshme
Më shumë
Valë dhune në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho” – mbi 60 të vrarë në 20 shtete24 February 2026
Sara Hoxha tregon kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit të vajzës së saj, Poem 9 July 2021
Gashi dhe Tayna po vijnë me bashkëpunim 6 October 2026