ShowBiz
30 September 2026
Dëgjoi zëra... 'Sulltanesha Hyrem' rrëfen çfarë i ndodhi në hotel në Turqi

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur aktores Meryem Uzerli, e njohur në mbarë botën për rolin e Sulltaneshës Hyrrem në “Sulejmani i Madhërishëm”, gjatë qëndrimit të saj në një hotel në Ortaköy të Turqisë.

Teksa ndodhej në dhomën e saj, aktorja dëgjoi zëra dhe tinguj që vinin nga ambienti ngjitur. Në fillim nuk i kushtoi shumë rëndësi, por shumë shpejt kuptoi se nga dhoma tjetër po ndiqej pikërisht seriali që i ndryshoi karrierën.

Uzerli ndezi kamerën e telefonit dhe regjistroi momentin me humor, ndërsa tregoi se po dëgjonte “Sulejmani i Madhërishëm” nga dhoma pranë.

Por aktorja nuk u mjaftua vetëm me videon.

Pas pak, ajo vendosi të trokiste në derën e dhomës. Kur dera u hap, Uzerli u prezantua dhe u tregoi personave brenda se kishte dëgjuar se po shihnin serialin.

Reagimi i tyre ishte i menjëhershëm: ata mbetën të befasuar kur kuptuan se përballë tyre ndodhej vetë Meryem Uzerli, aktorja që kishte interpretuar personazhin e Hyrremit.

Aktorja e filmoi edhe këtë takim të papritur dhe më pas e publikoi në rrjetet sociale, duke e kthyer një moment krejt të zakonshëm në hotel në një përballje të rrallë mes personazhit televiziv dhe fansave të tij.

Për Uzerlin, “Sulejmani i Madhërishëm” mbetet një prej roleve më të rëndësishme të karrierës së saj, ndërsa historia e Hyrremit vazhdon të ndiqet nga fansa edhe shumë vite pas përfundimit të serialit.

Dëgjoi zëra? 'Sulltanesha Hyrem' rrëfen çfarë i ndodhi në hotel

Dëgjoi zëra? 'Sulltanesha Hyrem' rrëfen çfarë i ndodhi në hotel



Të ndryshme
Më shumë
Braho: Vettingu ripërtëriti drejtësinë, tani duhet ruajtur17 June 2026
Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni 3 August 2021
Aleanca për Shqiptarët thirrje për protestë masive në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së 6 December 2025