Nga Vendi
30 September 2026
Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, reagon për xhirimin e videoklipit të Don Xhonit në Makedonium

Drejtorët duhet të jenë të kujdesshëm kur japin objekte me qira dhe duhet të dinë se çfarë programesh do të mbahen dhe me çfarë përmbajtjeje, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me xhirimet e videoklipit “Seksi mama” nga ana e reperit kosovar Don Xhoni në brendinë monumentit “Makedonium” në Krushevë.

Në një konferencë për shërbimin për shtyp qeveritar, ministri Sulejmani potencoi se për këtë problem Ministria është në proces të mbledhjes së informacioneve.

“Unë, si ministër i Kulturës dhe Turizmit, gjegjësisht ne si Ministri jemi përgjegjës për mbrojtjen e të gjithë artistëve dhe të gjithë punonjësve të kulturës. Kemi një rast para nesh që është vërtet i ndjeshëm, por do të shohim me shërbimet ligjore se si mund të veprojmë më tej ose me ndonjë ndryshim ligjor, sepse në këtë moment ekziston e drejta ligjore për qira, por drejtorët duhet të jenë të kujdesshëm kur japin objekte me qira, duhet të dinë se çfarë programesh do të mbahen dhe me çfarë përmbajtjeje. Problemi është i ri, është xhiruar më parë, ndërsa unë ende nuk kam informacion të detajuar dhe jemi në proces të zgjidhjes së problemit. Do të sigurojë informacione shtesë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, u përgjigj ministri Sulejmani në pyetjen e gazetarëve në lidhje me xhirimin në “Makedonium” të Krushevës.

“Makedoniumi”, e cila është një trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit, për një shumë prej 500 eurosh iu dha produksionit të reperit nga Kosova, Don Xhoni, për xhirimet e pjesëve të videoklipit të këngës së tij “Seksi Mama”.



Të ndryshme
Më shumë
Shoqata e Gjyqtarëve të Maqedonisë: Vrasja e gjyqtarit nga Shqipëria është një sulm i rëndë ndaj pavarësisë dhe dinjitetit të funksionit të gjyqësorit 7 October 2025
Ishi-i i Tunes me të dashur të re18 June 2021
Cristiano Ronaldo e mbyll ëndrrën e Botërorit me lot pas eliminimit nga Spanja 7 July 2026