Sport
1 October 2026
“CR7 meritonte më shumë respekt”, motra e Ronaldos mbështet kapitenin e Portugalisë pas largimit nga kombëtarja

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, e ka mbështetur publikisht kapitenin e Portugalisë pas vendimit të tij për t'u larguar nga kampi i ekipit kombëtar.

Elma ndau një mesazh në Instagram dhe shtoi fjalët “gjithçka është thënë këtu”, duke mbështetur kritikat për trajtimin që mori Ronaldo mes polemikave të fundit.

“CR7 meritonte më shumë respekt. Ekipi kombëtar meritonte më shumë strukturë. Gazetaria portugeze meritonte më shumë kompetencë dhe më pak spekulime. Sa i përket popullit portugez, epo... ata nuk meritojnë të kenë më të mirët në asgjë”.

 

“Jemi ziliqarë, përbuzës, injorantë dhe meritojmë të kthehemi te mediokriteti që kemi pasur gjithmonë në futboll para CR7. Faleminderit për gjithçka, CR7! Meritoje më shumë!", ka shkruar motra e Ronaldos.

Ndryshe, Ronaldo njoftoi largimin e tij nga kampi i Portugalisë të mërkurën mbrëma pas një bisede me presidentin e FPF-së, Pedro Proenca. 



Të ndryshme
Më shumë
Shtrenjtohen derivatet e naftës, KRRE publikoi çmimet e reja29 June 2020
Ribashkim pas 11 vitesh, dështon projekti i Mehmet Kosovës dhe Sheherzades 24 September 2026
“Xhaka është më i miri që kemi pasur”: Huggel del fuqishëm në mbrojtje të kapitenit25 September 2026