Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime që kanë përfshirë kompozitorin e njohur Adrian Hila, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një intervistë e tij e realizuar disa vite më parë.
Bëhet fjalë për një intervistë në emisionin e Turjan Hyskajt, ku moderatori i kishte drejtuar Hilës një pyetje provokuese lidhur me përdorimin e muzikës për të joshur femrat.
“E ke përdorur ndonjëherë muzikën për të joshur femrat?”, e kishte pyetur Turjan Hyskaj.
Kompozitori ishte përgjigjur shkurt: “Asnjëherë”.
Mirëpo, përgjigjja e tij kishte nxitur një tjetër reagim nga moderatori, i cili e kishte përsëritur pyetjen me një dozë dyshimi: “Asnjëherë?”.
Në këtë moment, Hila kishte zgjedhur një përgjigje me nota humori, duke thënë: “Pas kuintave ta shpjegoj”.
Kjo pjesë e intervistës është rikthyer tashmë në qarkullim në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve në kontekstin e zhvillimeve të fundit.
Intervista është realizuar shumë vite më parë dhe përgjigjja e kompozitorit në atë kohë ishte dhënë në kuadër të një bisede televizive me natyrë argëtuese.