Nga Rajoni
1 October 2026
Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë

Një grup të rinj kanë dalë në protestë tek Aeroporti i Prishtinës, aty ku pritet të arrijë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ata kanë dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënuar nga Gjykata Speciale.

Në pankartat e tyre, përveç “Jo në emrin tim”, shkruan edhe mesazhi “BE, na keni tradhtuar” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”.

Von der Leyen sot do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, 16 shtator, në Kosovë janë mbajtur protesta çdo ditë për të kundërshtuar vendimin. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Me një foto të ëmbël, Olta Gixhari zbulon gjininë e fëmijës që po pret25 July 2020
Me kënd po lundron Tayna ujërave të Venecias15 March 2022
BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë 5 July 2025