Nga Rajoni
1 October 2026
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit të Kosovës: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar stabilitetin institucional si bazë për zhvillimin e vendit dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit/es.

“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e presidentit/es dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur. Ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje”, tha Von der Leyen.

Ajo përsëriti mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson qartë në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës”, deklaroi Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro.

“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim”, tha ajo.

Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.

“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
‘Shkonte te lokali i shoqes time’! Moderatorja shqiptare tregon si e zbuloi tradhëtinë e burrit27 September 2021
Bujar Osmani uron fitoren e Izet Mexhitit: I uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.19 October 2025
“Përplasje e ashpër në instagram”, Stresi dhe menaxheri i njohur kosovar! 7 July 2021