Nga Bota
7 August 2020
Zvicra paraporosit 4,5 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Zvicra ka arritur një marrëveshje me firmën amerikane të bioteknologjisë “Moderna Therapeutics” për të siguruar 4,5 milionë doza të një vaksine antiCOVID-19 në fazën e përparuar të provës, njoftoi sot qeveria.

“Kemi siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar 2,25 milionë persona”, tha ajo.

Qeveria është, gjithashtu, në bisedime paralele për vaksina të tjera të mundshme, pasi ende nuk është e sigurt nëse vaksina-kandidate e “Moderna”-s do të jetë e suksesshme.

Zvicra ka ndarë një total prej 300 milionë frangash zvicerane (330 milionë dollarë) për të siguruar furnizimet e ardhshme të vaksinave antiCOVID-19



Të ndryshme
Më shumë
Në Tetovë arrestohen përfaqësues të Klubit të Futbollit “Kadino”13 September 2021
OVL e UÇK-së reagon ndaj Prokurorisë së Specializuar: Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme 10 September 2026
Ekspertët bullgarë sqarojnë: Shenja ka qenë e vendosur gabimisht në rrugë! (Foto)23 November 2021