ShowBiz
1 October 2026
Milaim Zeka 'shpërthen' ndaj Adrian Hilës: Maniak, njeriu që është ndjerë më i poshtëruar dhe më i fyer është gruaja e tij

Gazetari Milaim Zeka ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për të komentuar rreth shpërndarjes së videove intime me personazhet publikë.

Sipas Zekës, njeriu që është ndjerë më i poshtëruar dhe i fyer nga këto është bashkëshortja e Adrian Hilës dhe fëmijët e tij.

“Përpos zonjave që unë i kam mikesha dhe i ndjej si familja ime, njeriu që është ndjerë më i poshtëruar dhe më i fyer është gruaja e Adrian Hilës, fëmijët e këtij personazhi të pacipë, njeri i sëmurë mental. Duhet të jesh i sëmurë që të xhirosh mikeshat, të dashurat e tua me qëllim të caktuar. Se nuk flitet për kamera jashtë që vendosen për të ruajtur studion. Është kamera e fshehtë e vendosur në dhomën e gjumit".

"Po të them me përgjegjësi të lartë morale se kam me dhjetëra shokë të ngushtë, edhe njerëz shumë të mëdhenj të biznesit, të artit dhe kulturës, që në tavolina tregojnë video porno që ua kanë bërë të dashurave të tyre. Mua më shokojnë njerëzit përreth meje. Kolegët e mi, moderatorë të ndryshëm, gazetarë të ndryshëm, të cilët janë të përfshirë në pisllëqe shumë më të rënda se Safet Gjici e Adriani dhe dalin e tallen e bëjnë humor këto ditë me jetën e personazheve të njohur dhe jetën e familjarëve të tyre”, tha Zeka.

Ai ndër tjerash tregoi edhe rastet kur janë munduar që të shantazhojnë presidentin amerikan Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron.

“Kjo është logjike e shërbimeve serbo-ruse dhe logjike arabe se gjera të tilla nuk shiten ne perëndim. Janë munduar shërbimet ruse me e shantazhuar Donald Trumpin me video shantazheuse ne hotel në Moskë, por shërbimet amerikane nuk e i kane ngrënë këto gjëra të tilla. Është një video skandal me të cilën është shantazhuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga shërbimi i Azerbajxhanit dhe shërbimi rus, me disa video intime, por ata nuk i publikuan. Ata arritën qëllimin dhe qëllimi ishte të hiqte nga lista e sanksioneve oligarkun më të madh rus, Osmanov”, theksoi Zeka. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja 6 March 2026
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë10 August 2021
Kunata e shkel me veturë kunatën dhe arratiset15 September 2021