Pas aludimeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i këngëtares Eli Fara është përmendur në lidhje me disa video, gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane, ka reaguar publikisht në mbështetje të artistes.
Përmes një postimi në Instagram, Mane ka publikuar një fotografi të Eli Farës, të shoqëruar me një mesazh të gjatë, ku shpreh mbështetjen e tij për këngëtaren dhe kritikon mënyrën se si, sipas tij, ajo është trajtuar në publik pas aludimeve të fundit.
Në reagimin e tij, Mane përdor një gjuhë të fortë dhe emocionale, duke vlerësuar figurën e Farës si artiste dhe si grua.
Postimin e tij ai e ka titulluar “Unë do martohem me Eli Farën”, ndërsa më tej shpjegon arsyet e mbështetjes së tij.
Postimi i plotë i Bledit (pa ndërhyrje):
"Unë do martohem me Eli Farën
E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers.
E dua sepse kurrë nuk urreu, nuk xhelozoi dhe kurrë nuk luftoi asnjë kundërshtar, asnjë koleg apo artist tjetër.
E dua sepse si grua beqare nuk tradhëtoi as bashkëshort e as të dashur.
Besoi verbërisht te një njeri, te një koleg dhe ky i fundit e preu në besë dhe e poshtëroi.
E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri, këtë gjëmë do e konturojë në art dhe ka për ti kënduar baladë trishtimi vetes së saj e më pas do të reflektojë.
Do reflektojë për të ndriçuar veten dhe të tjera gra që linçohen e poshtërohen me të vetmen arsye pse besojnë, pse dashurojnë, pse puthen dhe pse falin kënaqësi.
Unë e dua Eli Farën sepse dua femrën mëkatare porsi Eva e Edenit, dua Eli Farën sepse dua artistin ashtu siç është me teka, me mëkate, me suksese, me dështime, me urime e me mallkime:
Rrugës e trishtuar dikush po ecënNjë e poshtëruar dhe fare vetëm
Besimin që humbi duke kërkuar
Si i erdhi fundi, iku dhe e la
Ndoshta rri e fshehur, diku në pyje,
apo rri e ndezur, atje me yjet,dhe përgjon nga larg botën hipokrite...". /Telegrafi/