Nga Bota
2 October 2026
Protestat e studentëve përshkallëzohen në Francë, mbi 400 shkolla mbeten të mbyllura

Mbi 400 shkolla dhe institucione arsimore në Francë kanë mbetur të mbyllura të premten, ndërsa protestat e studentëve kundër problemeve në arsim kanë vazhduar në disa pjesë të vendit.

Protestat nisën muajin e kaluar në shkollat e mesme në rajonin e Parisit dhe më pas u përhapën në të gjithë Francën. Studentët protestojnë për mungesën e mësuesve, gjendjen e dobët të objekteve shkollore dhe mungesën e materialeve mësimore.

Sipas ministrit francez të Arsimit, Édouard Geffray, mbi 400 institucione arsimore ishin të mbyllura të premten.

Gjatë protestave janë arrestuar rreth 2 mijë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar. Disa protesta kanë degjeneruar edhe në përleshje me policinë.

Qeveria franceze ka bërë thirrje për një “ditë dialogu”, ndërsa studentët kanë paralajmëruar vazhdimin e grevave dhe protestave, shkruan DW.

 



Të ndryshme
Më shumë
Bill Clinton flet pas daljes nga spitali, tregon gjendjen shëndetësore21 October 2021
Ndërron jetë fotoreporteri i luftës Paul Conroy, zëri i së vërtetës nga vijat e frontit 2 March 2026
Memeti: Shqiptarët e Preshevës, shembull edhe për ne22 June 2020