Nga Rajoni
3 October 2026
Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka thënë se është i gatshëm që të bëhet pjesë e politikës.

Ai ka thënë se ai tani është në një moshë që s’do të rri anash, por që të ‘’mendojë me thellësisht’’.

‘‘Unë i kam ca ide, sepse tash e kam një moshë i ka 61/62 vjeç, nuk ça të pres. Pra tash e kam kohën të mendoj më thellësisht dhe jo të rri anash si intelektual, por së bashku me intelektualë të tjerë, të përpiqemi t’i japim disa modele të reja dhe të bashkohemi, dhe të përpiqemi ta freskojmë këtë mozaikun politik tonin, dhe të bëjmë diçka.

I pyetur për disa zëra për për një iniciativë qytetare intelektuale, ku përmendet edhe emri i tij, ai ka konfirmuar se kjo është e vërtetë dhe se ekziston si ide.

‘’Është e vërtetë kemi një ide, së bashku me ca intelektualë kolegë shokë, do të përpiqemi ta themelojmë një iniciativë civile e cila do të përpiqet të ketë një platformë politike, nuk është parti politike, por platformë politike dhe do të bëjë avokim politik për qytetarin do të jap mendime, dhe orientime të cilat për këtë kohë do të jenë të rëndësishme’’, ka thënë ai në T7.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme23 July 2021
Bytyqi: Shteti nuk do të heqë dorë nga investimi në kapacitetet energjetike jashtë vendit30 September 2021
Sa bëhen nervoz njerëzit në Maqedoninë e Veriut28 June 2021