Nga Vendi
3 October 2026
Ahmeti: UÇK-ja e mbrojti pragun e shtëpisë, u ngrit kundër regjimit të Millosheviqit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Sllupçan të Likovës, ka shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Ahmeti tha se ishte në Slupçan për t’u dhënë, siç u shpreh, “një mbështetje të fuqishme dhe të parezervë” bashkëluftëtarëve të tij që, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë mbi akuza të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska.

“UÇK-ja është një vlerë sublime e kombit tonë. Ajo doli nga populli dhe luftoi për popullin. UÇK-ja mbrojti pragun e shtëpisë, mbrojti familjet dhe dinjitetin e shqiptarëve dhe u ngrit kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se sot qëndron pranë të akuzuarve, duke theksuar se drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe prova dhe jo, sipas tij, në “fabrikime politike”.



Të ndryshme
Më shumë
Diplomati grek paralajmëron se Greqia mund ta njohë Kosovën24 September 2021
Tetova drejt stabilizimit nga covidi23 September 2021
Angellov: Kemi kapacitete modeste, por me zjarret menaxhuam pa viktima17 September 2021