ShowBiz
4 October 2026
Shkodran Tolaj në mbështetje të Eli Farës pas skandalit të fundit: Kokën lart, jemi me ty

Tenori shqiptar, Shkodran Tolaj, ka reaguar publikisht në mbështetje të këngëtares Eli Fara, pas skandalit të fundit në shoubizin shqiptar.

Në një postim të bërë në Facebook, Tolaj ka shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren, duke e cilësuar atë si një prej emrave të rëndësishëm të muzikës shqiptare, si dhe një mike e kolege të çmuar.

“Eli, kokën lart. Një jetë në skenë, një emër i madh i këngës shqiptare dhe mbi të gjitha, një mike e kolege e çmuar", ka shkruar ajo.

Mes tjerash theksoi: "Jemi me ty”.

Eli gjithashtu reagoi pas përfshirjes në video, ku tha se do të vazhdojë me kokën lart.

U shpreh gjithashtu se kjo situatë e ka lënduar dhe se pasojat kanë prekur edhe familjen e saj.

Sidoqoftë, Fara nënvizoi tutje se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar për një cenim të tillë të privatësisë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Genta Ismajli bën dedikimin prekës për babain e ndjerë 14 September 2026
Arben Çejku: Akuzat ndaj shtetarëve dhe luftëtarëve të UÇK për të dëmtuar shtetësinë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës19 December 2020
Rezarta Shkurta zbulon nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP13 September 2026