ShowBiz
7 August 2020
Rita Ora i përgjigjet thirrjes së ‘UNICEF’, organizon koncert nga shtëpia

Prej disa muajsh, pandemia ka ‘pushtuar’ botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme. Artistët janë përpjekur të japin kontributin e tyre, për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të cilat kanë më shumë nevojë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i është bashkur një nisme shumë të rëndësishme. Ajo në bashkëpunim me ‘UNICEF’, ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.

Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë me aq sa mundësi që kanë.

“Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të  ‘UNICEF’ në histori. Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time. Në të gjithë botën, koronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni“./tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Valon Syla nervozohet, bërtet dhe kritikon aksion në veri: “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”28 September 2021
Hoxha: Tetovën e fiton BESA23 September 2021
Ursula von der Leyen sot në Shkup, nesër pritet vizita e eurokomesarit Varhelyi28 September 2021