Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë së fundmi nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj në Zvicër, një destinacion që ajo kishte zgjedhur për të përjetuar momentin e rëndësishëm të lindjes.
Vetëm një javë pas ardhjes në jetë të fëmijëve, ajo ka nisur të ndajë me ndjekësit disa nga momentet e para të jetës së saj të re si nënë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ish-banorja ka treguar momente të ëmbla me binjakët, duke reflektuar emocionet e ditëve të para pranë tyre.

Foto: Xhuli Nura / Instagram
“Një javë me binjakët e mi”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve, duke shoqëruar fjalët me momente nga përditshmëria e saj me të vegjlit.
Në një tjetër postim, ajo ka ndarë pamje nga një shëtitje me fëmijët në Lucern të Zvicrës.

Foto: Xhuli Nura / Instagram
Xhuli tashmë po shijon një tjetër rol, atë të nënës, ndërsa duket se po përjeton me shumë emocion ditët e para me binjakët.
Përmes postimeve të saj, ajo ka zgjedhur të ndajë vetëm disa momente nga kjo periudhë e veçantë, duke ruajtur njëkohësisht privatësinë e fëmijëve.