ShowBiz
5 October 2026
Të gjithë e prisnin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, por ja çka bëri Elijona mbrëmë

Dasma e Kushtrimit dhe Aurorës mblodhi mbrëmë shumë ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, mes tyre edhe Klodin. Por Elijona nuk u pa në festë.

Teksa pritej nëse dy ish-partnerët do të gjendeshin në të njëjtin ambient, ajo u shfaq në Instagram me një selfie para pasqyrës, të shoqëruar me një emoji meditimi dhe një zemër të bardhë.

Pa shkruar asgjë, Elijona ndau këtë moment me ndjekësit pikërisht gjatë kohës kur në rrjet po publikoheshin pamjet nga dasma. Vendndodhjen nuk e zbuloi dhe as e komentoi mungesën e saj.

Si duket, mjaftoi mesazhi i qetësisë në mes të ngjarjeve.

Elijona dhe Klodi e kanë mbyllur lidhjen e tyre, një zhvillim që ajo e konfirmoi publikisht më 23 shtator. Në reagimin e saj, kërkoi respekt për privatësinë e të dyve, duke vlerësuar atë që kishin përjetuar bashkë. 



Të ndryshme
Më shumë
Si një hapësirë ligjore mund ta lejojë Erdoganin të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale në Turqi?18 September 2026
BE-ja liron 1.24 miliardë euro për dronë dhe municione të prodhuara në Ukrainë 7 October 2026
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit25 August 2021