ShowBiz
6 October 2026
Konfirmohet banori i parë i Big Brother Vip Kosova

Muzikanti dhe kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha – Sheki, ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë për ATV, Hoxha ka treguar se ishte ftuar edhe vitin e kaluar për t’iu bashkuar formatit, por atëherë nuk kishte arritur marrëveshje me produksionin.

Këtë vit, situata ka ndryshuar dhe palët janë dakorduar që ai të bëhet pjesë e spektaklit.

“Po, do të jem. Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, është shprehur ai.

Ai ka zbuluar se nuk ka ndjekur asnjë episod të Big Brother dhe se do të hyjë në shtëpi pa një strategji të caktuar.

“Asnjë episod nuk e kam shikuar. Apriori aty nuk i pranoj, por fukaraja po ia bëjke, me trokit në derë të hasmit. Me pas pensionin më të madh ndoshta nuk kisha shkuar”, ka deklaruar muzikanti.

Ka pranuar gjithashtu se një nga faktorët kryesorë në vendimin për të marrë pjesë ka qenë edhe pagesa.

“Njëra nga arsyet ishte pagesa, pagesa ishte qendrore. Sa do të qëndroj aty do të shohim. Hiç nuk e di, asgjë nuk kam. Do të shkoj me spontanitet të jetës”, ka thënë Hoxha.

Kitaristi i njohur duket se është i gatshëm ta përjetojë këtë eksperiencë pa shumë parashikime.



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, arrestohen shtetase të huaja dhe pronari i një hoteli 8 August 2020
9 të vdekur dhe 176 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit28 June 2020
Buzhala: Talibanët e morën Afganistanin për 9 ditë, Serbia e merr Kosovën për 9 orë17 August 2021