Nga Rajoni
6 October 2026
Rast i rrallë në ditët e sotme: Çifti në Tiranë bëhet me fëmijën e 11-të

Një familje në Tiranë është bërë me një anëtar të ri, pasi në jetë ka ardhur Zeidi, fëmija i 11-të i çiftit Fatmirë dhe Ervin.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Tiranës, ku edhe është kryer lindja, nën kujdesin e stafit mjekësor.

Sipas spitalit, Zeidi ka ardhur në jetë në të njëjtin institucion ku kanë lindur edhe dhjetë fëmijët e tjerë të çiftit.

Përmes një njoftimi, stafi mjekësor ka uruar familjen për lindjen e foshnjës, duke e cilësuar rastin si të veçantë dhe të rrallë në ditët e sotme.

“Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në urimin e spitalit.

Me lindjen e Zeidit, familja e Fatmirës dhe Ervinit tashmë numëron 11 fëmijë.



Të ndryshme
Më shumë
Twitter e bllokon plotësisht profilin e Venko Filipçes 2 August 2021
Festë në familjen e Remzie Osmanit 30 September 2021
Zaev për “Monstrën”: Unë kurrë nuk kam përmendur se dikush tjetër është fajtor, gjykata e ka fjalën e fundit24 January 2021