ShowBiz
6 October 2026
Katër raunde IVF brenda një viti, Xhuli emocionon me mesazhin pas lindjes së binjakëve

Pak ditë pasi u bë nënë e binjakëve, Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj, duke rrëfyer rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që e çoi drejt realizimit të një prej ëndrrave të saj më të mëdha.

Juliana ka publikuar fotografi të ëmbla me dy foshnjat e saj, ndërsa përmes një postimi të gjatë në Instagram ka treguar për përvojën e saj për t’u bërë nënë përmes IVF-së.

Ajo ka rrëfyer se për një vit ka kaluar nëpër katër raunde të këtij procesi, duke përballuar jo vetëm vështirësitë e rrugëtimit, por edhe paragjykimet, gjykimet dhe fjalët e njerëzve që, siç shprehet ajo, nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e saj.

“Do të shahesh. Do të gjykohesh. Do të ofendohesh. Do të coptohesh nga fjalët e njerëzve të ligj”, ka shkruar Juliana, duke shtuar se tashmë e di mirë se çfarë karakteri ka.

Në shkrimin e saj, ajo ka zgjedhur t’i kushtojë një pjesë të veçantë vetes, duke e falënderuar për çdo ëndërr së cilës i ka qëndruar besnike, për çdo herë që është rrëzuar dhe është ngritur sërish, si dhe për netët e vështira që i ka kaluar në heshtje.

Pas gjithë këtij rrugëtimi, Juliana sot e përjeton mëmësinë me dy foshnjat e saj.

“Sot jam nanë e dy mrekullive”, ka shkruar ajo, teksa mesazhin e saj e ka shoqëruar me fotografi të ëmbla pranë binjakëve.



Të ndryshme
Më shumë
E sulmuan se i doli në mbrojtje Bregoviçit, revoltohet Mustafa Nano: Jeni talebanë, pirdhuni nga Facebook-u im13 August 2021
MOST: Deri në Ora 15:00 nuk është regjistruar asnjë incident15 July 2020
Maqedoni, nga nesër kafenetë do të mund të pranojnë mysafirë edhe në pjesën e brendshme, masa nuk vlen për diskotekat dhe klubet30 June 2021