Nga Rajoni
7 October 2026
Sulmohet fizikisht një ekip i televizionit Klan Kosova, dy kameramanë përfundojnë në spital

Një ekip i emisionit ‘Kiks Kosova’ në Klan Kosova është sulmuar para pak kohësh gjatë kryerjes së detyrave profesionale.

Nga informacionet e deritanishme, ekipi ka qenë në terren në një lagje të Ferizajt, kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën derisa ishin në lëvizje me automjetin e punës.

Së paku tre persona kanë dalë nga këto vetura dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.

Të lënduar kanë mbetur dy anëtarët të ekipit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet. /Klankosova



Të ndryshme
Më shumë
Trump Zelenskyt: Ndalo goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, po shkakton mungesë globale13 September 2026
BE thotë se do të vazhdojë ta mbështesë Gjykatën Speciale, nuk komentojnë ngjarjet në Kosovë22 September 2026
Artemis Malo, Ambasadorja model që përfaqëson Shqipërinë me profesionalizëm në Kanada16 March 2026