Nga Rajoni
8 October 2026
Gazetari kroat promovon Kosovën si vend tolerant: Zgjodhi Presidente një katolike në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për një Perëndim që po minon fenë e shumicës, ndonëse shefja e re e shtetit është katolike.

Ai tutje ka pyetur nëse dikush mund ta imagjinojë që një Serbi me popullatë mbi 80% ortodokse të zgjedh për president Shaip Kamberin apo Suljo Ugljaninin.

“Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Ronaldo shkruan histori në Arabinë Saudite, shënon golin e 100-të me Al Nassr 8 May 2026
Fifi: “Kurrë askush nuk më bëri një suprizë siç ma bëri Graniti, qoftë edhe një lule”14 October 2021
Përparim Bajrami dhe të dyshuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm në rastin “Lotaria Shtetërore”18 September 2026