Nga Vendi
2 September 2021
Një numër i vogël i regjistruesve janë të pavaksinuar kundër Covid-19

Shumica e regjistruesve që do të shkojnë në shtëpitë e njerëzve të dielën janë vaksinuar kundër Covid-19, pohon drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simevski.

Deri në fillimin e regjistrimit të popullsisë më 5 shtator, Enti organizon imunizim për ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën, por duan ta bëjnë. Të tjerët nuk kanë asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë, thotë Simevski. Kjo ngre pyetjen nëse qytetarët mund të refuzojnë të regjistrohen nga regjistruesit e pavaksinuar.

Drejtori Simevski pohon se protokollet për mbrojtjen e qytetarëve dhe regjistruesve gjatë regjistrimit ishin shumë të rreptë dhe të saktë, edhe në një situatë kur një qytetar refuzon të të regjistrohet nga një regjistrues i pavaksinuar.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestimi i Gani Gecit nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit, prokuroria jep detaje13 October 2026
OVL e UÇK-së kërkon procedimin e Ligjit për Specialen, Syla: S’do rrimë duarkryq29 September 2026
Gjykata Administrativ sot shqyrton ankesat e VMRO-DPMNE-së24 July 2020